Shpejtësia
Produktet më të shitura në krye. Dy prekje dhe kafeja është në faturë.
Në bar shitja është e shpejtë dhe e njëjtë gjithë ditën. Arka juaj duhet të jetë po aq e shpejtë sa kamerieri.
Jo çdo dyqan punon njësoj. Këto janë gjërat që TabaTek i bën për një biznes si i juaji.
Produktet më të shitura në krye. Dy prekje dhe kafeja është në faturë.
Kafeja dhe pijet e bëra në banak shiten si shërbim; shishet mbajnë stok.
Çdo kamerier hap dhe mbyll arkën e vet. Diferenca del me emër.
Akulli, qumështi, pastrimi: shënohen si dalje nga arka.
Kur zgjidhni "Bar / kafe", TabaTek e nis dyqanin me kategoritë dhe shembujt e këtij lloji. I ndryshoni kur të doni.
Kështu duket dita me TabaTek.
Turni i mëngjesit hap arkën.
Kafe, pije, ushqim i lehtë: prekje pas prekjeje.
Ndërrimi i turnit me numërim.
Në fund: xhiroja për kamerier dhe për orë.
Një dyqan i sajuar, me produkte, stok dhe dy javë shitje. Hyni si pronar ose si arkëtar, pa u regjistruar. Çdo natë kthehet si në fillim, ndaj prekni çfarë të doni.
Hapni llogarinë, shtoni biznesin dhe provoni arkën 30 ditë falas. Ose na lini numrin dhe ju telefonojmë.