TABATEK PËR DYQANE DUHANI

Arka e një tabakinoje, e bërë në një tabakino.

TabaTek lindi në dyqanin tonë të duhanit në Elbasan. Çdo gjë që shihni këtu përdoret atje çdo ditë.

Filmuar në aplikacionin e vërtetë · Demo Tabakino Qendra, biznes demo
01 / ÇFARË JU ZGJIDH

Punët e përditshme,
më të lehta.

Jo çdo dyqan punon njësoj. Këto janë gjërat që TabaTek i bën për një biznes si i juaji.

Paketa dhe copa

Paketa hapet dhe shitet me copë, me çmime sipas sasisë. Stoku ndjek edhe copat.

Marzhe të vogla

Shihni fitimin për produkt dhe për kategori, jo vetëm xhiron.

Mall me dokument

Çdo produkt tregon nëse ka faturë blerjeje nën NIPT-in tuaj.

Produkte për të rritur

Produktet shënohen si vetëm për të rriturit.

Vitrina

Televizori i vitrinës nuk tregon kurrë duhan apo alkool.

02 / GATI QË DITËN E PARË

Dyqani hapet i përgatitur.

Kur zgjidhni "Dyqan duhani (tabakino)", TabaTek e nis dyqanin me kategoritë dhe shembujt e këtij lloji. I ndryshoni kur të doni.

Kategoritë fillestare

  • Cigare
  • Duhan
  • Aksesorë
  • Pije
  • Ëmbëlsira

Çfarë di të bëjë arka juaj

  • Paketa që hapen dhe shiten me copë
  • Produkte me variante
  • Produkte vetëm për të rriturit

Shembuj produktesh që ju ofrohen

  • Cigare (paketë)Paketa siç vjen: skanoni barkodin.
  • Cigare që shiten edhe me copëPaketa hapet dhe shitet edhe me copë, sipas një shkalle çmimesh.
  • ÇakmakI njëjti çakmak në disa ngjyra.
  • Ujë 0,5 LPije me shishe.
03 / NJË DITË PUNE

Nga hapja te mbyllja.

Kështu duket dita me TabaTek.

  1. 01

    Hapni arkën.

  2. 02

    Shisni paketa, copa, pije dhe aksesorë.

  3. 03

    Malli i furnitorit hyn nga fatura.

  4. 04

    Mbyllni turnin me numërim prerjesh.

Çfarë nuk bën ende

  • Nuk lidhet me POS-in e bankës.
  • Dyqani online nuk ofrohet për duhanin.
Krahasimi i plotë
PROVOJENI VETË

Demo Tabakino Qendra ju pret.

Një dyqan i sajuar, me produkte, stok dhe dy javë shitje. Hyni si pronar ose si arkëtar, pa u regjistruar. Çdo natë kthehet si në fillim, ndaj prekni çfarë të doni.

BIZNESE TË TJERA

E njëjta platformë, punë të ndryshme.

I gjithë shërbimi, pjesë pas pjese

HAPI I RADHËS ËSHTË I JUAJI

Provojeni me dyqanin tuaj.

Hapni llogarinë, shtoni biznesin dhe provoni arkën 30 ditë falas. Ose na lini numrin dhe ju telefonojmë.