Radha te banaku
Skanoni barkodin ose prekni produktin. Shitja mbyllet në sekonda, kusuri del vetë.
Qindra produkte, mall që hyn çdo ditë, fruta me peshë dhe klientë që paguajnë në fund të muajit. TabaTek i mban të gjitha pa fletore.
Jo çdo dyqan punon njësoj. Këto janë gjërat që TabaTek i bën për një biznes si i juaji.
Skanoni barkodin ose prekni produktin. Shitja mbyllet në sekonda, kusuri del vetë.
Skanoni QR-në e faturës së furnitorit dhe produktet hyjnë në stok me koston e tyre.
Shiten me peshë: çmimi për kilogram, sasia me presje.
Çdo klient me llogarinë, limitin dhe pagesat e veta.
Dyqani online merr porosinë; ju e përgatisni dhe klienti e merr.
Kur zgjidhni "Minimarket", TabaTek e nis dyqanin me kategoritë dhe shembujt e këtij lloji. I ndryshoni kur të doni.
Kështu duket dita me TabaTek.
Hapni arkën me numërimin e mëngjesit.
Skanoni faturat e furnitorëve që mbërrijnë.
Shisni: me copë, me peshë, me paketë.
Në mbrëmje mbyllni arkën dhe shihni fitimin e ditës.
Një dyqan i sajuar, me produkte, stok dhe dy javë shitje. Hyni si pronar ose si arkëtar, pa u regjistruar. Çdo natë kthehet si në fillim, ndaj prekni çfarë të doni.
Hapni llogarinë, shtoni biznesin dhe provoni arkën 30 ditë falas. Ose na lini numrin dhe ju telefonojmë.