TABATEK PËR PUNISHTE GURI DHE METALI

Preventivi del sa hap e mbyll sytë.

Klienti pyet sa kushton një parmak 6 metra ose një banak mermeri. Ju jepni masat dhe çmimi del me çdo kilogram, orë dhe metër brenda.

01 / ÇFARË JU ZGJIDH

Punët e përditshme,
më të lehta.

Jo çdo dyqan punon njësoj. Këto janë gjërat që TabaTek i bën për një biznes si i juaji.

Preventiv me masa

Parmakë, porta, rrethime, kangjella, shkallë: pesha e çelikut, orët, lyerja dhe montimi llogariten vetë.

Çmimet bazë një herë

Çmimi i çelikut ose i orës së saldimit ndryshohet në një vend dhe çdo preventiv e ndjek.

Mermer me m²

Nga pllaka e plotë: sipërfaqja, buza sipas profilit, prerjet për lavaman e pianurë.

Vizatim në shkallë

Klienti sheh parmakun, portën ose shkallën ndërsa ndryshon masat.

Oferta

Preventivi ruhet si ofertë, printohet dhe bëhet porosi kur klienti pranon.

Porosi online

Klienti i jep masat nga shtëpia; ju e konfirmoni pasi matni në vend.

02 / GATI QË DITËN E PARË

Dyqani hapet i përgatitur.

Kur zgjidhni "Punishte guri dhe metali", TabaTek e nis dyqanin me kategoritë dhe shembujt e këtij lloji. I ndryshoni kur të doni.

Kategoritë fillestare

  • Mermer dhe granit
  • Punime guri
  • Lavamanë dhe dekor guri
  • Punime metalike
  • Saldim
  • Shërbime

Çfarë di të bëjë arka juaj

  • Shitje me masë (m², metër)
  • Punime me porosi me preventiv
  • Shërbime pa stok
  • Dyqan online

Shembuj produktesh që ju ofrohen

  • Mermer i bardhë 2 cmPritet nga pllaka e plotë: çmimi për m², sipërfaqja, buza sipas profilit, prerjet për lavaman e pianurë.
  • Lavaman guri i rrumbullakëtCopë e punuar me dorë, me stok.
  • Matje në vendShërbim: del në faturë, nuk prek stokun.
03 / NJË DITË PUNE

Nga hapja te mbyllja.

Kështu duket dita me TabaTek.

  1. 01

    Klienti jep masat, në zyrë ose online.

  2. 02

    Ju i tregoni çmimin dhe e ruani si ofertë.

  3. 03

    Punishtja merr fletën e punës me sasitë.

  4. 04

    Klienti paguan në arkë kur punimi mbaron.

Çfarë nuk bën ende

  • Çmimet fillestare janë orientuese: vendosni tuajat.
  • Paradhënia për porosinë nuk është ndërtuar.
  • Nuk ndjek fazat e punës në punishte.
Krahasimi i plotë
PROVOJENI VETË

Demo Gur & Hekur ju pret.

Një dyqan i sajuar, me produkte, stok dhe dy javë shitje. Hyni si pronar ose si arkëtar, pa u regjistruar. Çdo natë kthehet si në fillim, ndaj prekni çfarë të doni.

BIZNESE TË TJERA

E njëjta platformë, punë të ndryshme.

I gjithë shërbimi, pjesë pas pjese

HAPI I RADHËS ËSHTË I JUAJI

Provojeni me dyqanin tuaj.

Hapni llogarinë, shtoni biznesin dhe provoni arkën 30 ditë falas. Ose na lini numrin dhe ju telefonojmë.