Shërbime pa stok
Qethja, rroja dhe paketat shiten me një prekje. Nuk numëroni asgjë.
Në berber shitet puna, jo malli. TabaTek e mban çdo qethje në faturë, ndan xhiron sipas berberit dhe e mbyll ditën pa letra.
Jo çdo dyqan punon njësoj. Këto janë gjërat që TabaTek i bën për një biznes si i juaji.
Qethja, rroja dhe paketat shiten me një prekje. Nuk numëroni asgjë.
Çdo berber hyn me PIN-in e vet; raporti tregon shitjet e secilit.
Dylli, xheli dhe vaji i mjekrës kanë stok dhe TabaTek ju thotë kur po mbarojnë.
Emri, telefoni, çfarë mori herën e fundit dhe zbritja e tij.
Klienti zgjedh shërbimin, ditën dhe orën brenda orarit tuaj. Kërkesa mbërrin në arkë dhe ju e konfirmoni.
Kur zgjidhni "Berber", TabaTek e nis dyqanin me kategoritë dhe shembujt e këtij lloji. I ndryshoni kur të doni.
Kështu duket dita me TabaTek.
Hapni arkën në mëngjes.
Pas çdo klienti prekni shërbimin dhe merrni pagesën.
Produktet e raftit i shisni në të njëjtën faturë.
Në mbrëmje mbyllni arkën dhe shihni sa bëri secili.
Një dyqan i sajuar, me produkte, stok dhe dy javë shitje. Hyni si pronar ose si arkëtar, pa u regjistruar. Çdo natë kthehet si në fillim, ndaj prekni çfarë të doni.
Hapni llogarinë, shtoni biznesin dhe provoni arkën 30 ditë falas. Ose na lini numrin dhe ju telefonojmë.