SHËRBIMI

Gjithë dyqani.
Në një vend.

TabaTek është programi me të cilin shisni, mbani stokun, lëshoni faturën fiskale, ndiqni ekipin dhe hapni dyqanin online. Hapet në shfletues, në pajisjet që keni.

  1. Çfarë është?

    Një arkë në kompjuter ose telefon, dhe pas saj gjithçka që i duhet një dyqani.

  2. Për kë është?

    Për dyqane dhe biznese lokale: markete, bare, butikë, dyqane duhani, punishte.

  3. Çfarë më duhet?

    Internet dhe një pajisje. Printeri, skaneri dhe kamerat që keni vazhdojnë të punojnë.

  4. Sa kushton ta provoj?

    Asgjë. 30 ditë falas, ose arka demo pa u regjistruar fare.

01 / ARKA

Shitja mbaron në pak sekonda.

Kërkoni, skanoni barkodin ose prekni produktin. Arka mbledh, llogarit kusurin dhe e zbret mallin nga stoku.

  • Kërkim me emër, kod ose barkod; skanim edhe me kamerën e telefonit.
  • Kesh, kartë ose në llogari të klientit. Kusuri del vetë.
  • Zbritje, kthime, këmbime dhe porosi të ruajtura për më vonë.
  • Fatura fiskalizohet dhe printohet pa dritare shtesë.
Filmuar në aplikacionin e vërtetë · Market Dita, minimarket demo
02 / ÇDO PAJISJE

Në telefon, tablet dhe kompjuter.

E njëjta arkë hapet në çdo shfletues. Nuk blini pajisje të reja: punon me kompjuterin, telefonin, printerin dhe skanerin që keni.

  • Në telefon lista bëhet e ngushtë dhe pagesa hapet nga poshtë.
  • Aplikacioni për Windows printon faturat dhe etiketat vetë dhe hap sirtarin.
  • Ju shihni shitjet nga shtëpia ndërsa arkëtari shet në dyqan.
Filmuar në aplikacionin e vërtetë · Market Dita, në ekran telefoni
03 / STOKU

Dini çfarë keni në raft. Dhe çfarë po mbaron.

Çdo shitje, furnizim, numërim dhe humbje lë gjurmë. Gjendja është e saktë sa herë që e hapni.

  • Malli hyn nga fatura e furnitorit: skanoni QR-në fiskale ose fotografoni fletën.
  • Stok minimal: TabaTek ju thotë çfarë duhet porositur.
  • Kosto mesatare, histori çmimesh dhe vlera e inventarit.
  • Numërim i stokut edhe nga telefoni.
Filmuar në aplikacionin e vërtetë · Market Dita, minimarket demo
04 / RAPORTET

Fitimi i ditës, pa llogaritje me dorë.

Xhiroja, kostoja e mallit, fitimi bruto dhe humbjet, për ditën, javën ose muajin. TabaTek ju tregon edhe çfarë duhet parë.

  • Faqja "Sot": shitjet deri tani, krahasuar me një ditë të zakonshme.
  • Analizat: ora më e ngarkuar, produktet që fitojnë, produktet që po mbarojnë.
  • Filtra në çdo tabelë dhe eksport CSV për kontabilistin.
Filmuar në aplikacionin e vërtetë · Market Dita, minimarket demo
05 / EKIPI

Çdo turn mbyllet me numra të qartë.

Arkëtari hap arkën, shet dhe e mbyll me numërim. Ju shihni sa duhej të ishte në sirtar dhe sa u gjet.

  • Role dhe leje: arkëtari sheh vetëm shitjet e veta.
  • Orët e punës dalin nga turnet; pagat, bonuset dhe paradhëniet llogariten prej tyre.
  • Shpenzimet e dyqanit dhe llogaritë e ortakëve në të njëjtin vend.
Filmuar në aplikacionin e vërtetë · Market Dita, minimarket demo
06 / DYQANI ONLINE

Dyqani juaj online, në adresën tuaj.

Produktet, çmimet dhe stoku i arkës bëhen faqe web. Klienti porosit nga telefoni dhe porosia mbërrin në arkë.

  • Nuk e mbani dy herë: një produkt, një çmim, një stok.
  • Marrje në dyqan ose dërgesë; pagesa bëhet kur merret malli.
  • Dyqani juaj shfaqet edhe në Treg, tregun e përbashkët të TabaTek.
Filmuar në aplikacionin e vërtetë · Market Dita, dyqani online demo
07 / ME MASË

Shitni edhe atë që nuk matet me copë.

Pllaka të prera me masë, fije me metër, djathë me peshë, shërbime pa stok. Klienti jep përmasat dhe çmimi del në çast.

  • Ndërtuesi me pamje 3D: materiali, përmasat, kantimi, dublimi.
  • Lista e prerjes dhe plani i fletës për punishten.
  • E njëjta dritare në arkë dhe në dyqanin online.
  • Shporta ruhet si ofertë, printohet dhe kthehet në porosi kur klienti pranon.
Filmuar në aplikacionin e vërtetë · Druri Plus, qendër druri demo
08 / VITRINA

Televizori i vitrinës punon për ju.

Një televizor i zakonshëm në vitrinë tregon koleksionin, çmimet dhe orarin. Ndryshoni një çmim në arkë dhe ndryshon edhe në vitrinë.

  • Skenat ndërtohen në Studio: mesazhe, produkte, video.
  • Ndjek orarin e dyqanit: i hapur, i mbyllur, pushim.
  • Asnjë reklamë duhani apo alkooli drejt rrugës.
Filmuar në aplikacionin e vërtetë · Butik Lule, ekrani i vitrinës demo
EDHE KËTO JANË BRENDA

Pas arkës ka më shumë.

Pjesë që i ndizni kur ju duhen. Asnjëra nuk kërkon pajisje të reja.

Fiskalizim me fature.al

Çdo shitje merr NIVF, NSLF dhe kodin QR. Lidhet me llogarinë tuaj në fature.al.

Faturat nga tatimet

Me certifikatën tuaj, TabaTek lexon çdo faturë të lëshuar për NIPT-in tuaj dhe e kthen në mall.

Klientët dhe borxhet

Llogari klientësh, limite kredie, paradhënie, zbritje personale dhe faturë digjitale.

Kamerat që keni

Pamje pranë arkës, 5 minutat e fundit me një prekje dhe video e lidhur me porosinë.

Valutë e huaj

Pranoni euro dhe dollarë me kursin e dyqanit; kusuri kthehet në lekë.

Disa dyqane

Një llogari, disa dyqane. Secili mban të dhënat e veta të ndara.

Hyrje e sigurt

Hyrje me dy hapa për pronarët dhe menaxherët; PIN për ndërrimin e arkëtarit.

Kopje rezervë çdo natë

Të dhënat kopjohen çdo natë jashtë serverit. Rikthimi është provuar.

PËRSHTATET ME BIZNESIN

Nuk ju pyet çfarë jeni.
Ju pyet çfarë bëni.

Një ferramentë që pret edhe pllaka nuk është lloj i ri biznesi: janë dy aftësi. Ndizni ato që ju duhen dhe arka përshtatet.

  • Shitje me peshë
  • Shitje me masë (m², metër)
  • Paketa që hapen dhe shiten me copë
  • Produkte me variante
  • Shërbime pa stok
  • Dyqan online
  • Produkte vetëm për të rriturit
  • Punime me porosi me preventiv
  • Qethje sipas stilit (menu me fytyra)
  • Shitje me copë, me barkod

Biznesi juaj nuk është në listë? Zgjidhni llojin më të afërt dhe ndizni aftësitë që ju duhen. Lloje të reja shtohen vazhdimisht.

KRAHASIMI I SINQERTË

Çfarë përdorni sot?

Çdo mënyrë ka anët e veta të mira. Ja ku fiton dhe ku humbet secila. TabaTek është në fund, me të njëjtën masë.

Fletore, Excel dhe kasë fiskale

Si punojnë shumica e dyqaneve sot.

Të mirat

  • Nuk kushton pothuaj asgjë.
  • E njihni; nuk ka çfarë të mësoni.
  • Punon edhe pa internet.

Të metat

  • Stokun e dini vetëm kur e numëroni.
  • Fitimi del në fund të muajit, nëse del.
  • Nuk mbetet gjurmë kush shiti, kush zbriti, kush anuloi.
  • Nga shtëpia nuk shihni asgjë.

Program vetëm për faturim

Aplikacionet që lëshojnë faturën fiskale.

Të mirat

  • Plotëson detyrimin ligjor.
  • I lirë dhe i thjeshtë.

Të metat

  • Është për faturën, jo për radhën te banaku.
  • Pa stok, pa kosto, pa fitim.
  • Pa turne, pa ekip, pa klientë me borxh.
  • Pa dyqan online.

POS-et e mëdha ndërkombëtare

Emrat që shihni në internet.

Të mirat

  • Produkte të pjekura, me vite përvojë.
  • Pagesa me kartë e ndërtuar brenda.
  • Shumë lidhje me shërbime të tjera.

Të metat

  • Jo në shqip.
  • Pa fiskalizimin shqiptar.
  • Shumë prej tyre nuk punojnë fare në Shqipëri.
  • Çmim në euro ose dollarë, shpesh për çdo pajisje.

Program i porositur enkas

Një programues e bën vetëm për ju.

Të mirat

  • Bën pikërisht atë që kërkoni.

Të metat

  • I shtrenjtë dhe i ngadaltë për t’u bërë.
  • Vareni nga një njeri.
  • Çdo ndryshim paguhet veç; përditësimet ndalen.

TabaTek

Një platformë, e ndërtuar në një dyqan të vërtetë.

Të mirat

  • Arka, stoku, fiskalizimi, ekipi, raportet dhe dyqani online në një vend.
  • Në shqip, me lekë, me rregullat fiskale shqiptare.
  • Punon me pajisjet që keni.
  • Përshtatet me llojin e biznesit: me copë, me peshë, me masë, shërbime.
  • Përdoret çdo ditë në dyqanin tonë para se të vijë te ju.

Çfarë nuk bën ende

  • Kërkon internet: shitja pa lidhje nuk punon ende.
  • Nuk lidhet me POS-in e bankës: pagesa me kartë shënohet me dorë.
  • Dyqani online nuk merr pagesë online: paguhet kur merret malli.
  • Fiskalizimi kërkon llogarinë tuaj në fature.al.
  • Është produkt i ri (2026): funksione të reja dalin çdo javë, disa janë ende në ndërtim.
  • Për tani vetëm në shqip.
HAPI I RADHËS ËSHTË I JUAJI

Provojeni me dyqanin tuaj.

Hapni llogarinë, shtoni biznesin dhe provoni arkën 30 ditë falas. Ose na lini numrin dhe ju telefonojmë.